Flash

Majlinda Bregu: Barometri Ballkanik zbulon pasiguritë dhedobësitë njerëzore. Shqetësimet kryesore, pas së cilave vijnë lajmet e mira përpërfitimet e bashkëpunimit rajonal

Lapsi.al 24 June 2021
Majlinda Bregu: Barometri Ballkanik zbulon pasiguritë dhedobësitë

RCC paraqet edicionin e 7-të të Barometrit Ballkanik, sondazh vjetor mbi vlerësimet e gjykimet që kanëqytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi pikëpamjete biznesit.

Ky është i shtati vit rradhazi, kur Barometri Ballkaniktregoi disa nga shqetësimet kryesore të njerëzve janëpasiguria dhe pamundësia socialo- ekonomike, problematika këto që për fat të mirë ndiqen nga disalajme të mira, që lidhen me vetëdijen e qytetarëve përpërfitimet e bashkëpunimit rajonal. Për 49% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, sidomos për tërinjtë, ndërsa 46% janë më të shqetësuar për situatënekonomike. Pandemia bëri që njerëzit të ndryshojnëprioritetet e tyre, duke iu përshtatur më fort realitetit tëri, që ndryshoi kryekëput nga Covid -19.

“Tashmë njerëzit janë më hezitues që të largohen për tëpunuar jashtë vendit. 37% e qytetarëve do ta merrninkëtë vendim, një shifër kjo që sa vjen e ulet, krahasuarme vitin e kaluar” theksoi Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të BashkëpunimitRajonal (RCC), në prezantimin e Barometrit Ballkanik(BB2021) sot në Tirane, duke shtuar se “Siç edhe ekemi parashikuar, vitin e kaluar, fqinji që të përgjigjet e të gjendet në nevojë është ai i vërteti, ai i duhuri”.

Qytetarët e BB kanë rritur mbështetjen e tyre përbashkëpunimin rajonal dhe BE. Barometri Ballkaniktregon se kjo mbështetje për bashkëpunim rajonal, povijon gjithnjë të rritet me 77% të qytetarëve, ndërsa69% e bizneseve e shohin cilësinë e bashkëpunimitrajonal si të rëndësishëm për biznesin e tyre. Në tënjëjtën mënyrë, mbështetja për integrimin dhepranimin në BE është rritur ndjeshëm gjatë vititpandemik, megjithë ngadalësimin e procesit tëzgjerimit. 62% e të anketuarve e shohin anëtarësiminnë BE si një gjë të mirë, ashtu si 66% e bizneseve. Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, 73% prej tyre, e perceptojnë BE-në si bllokun më tëpreferuar për tregti, ndërsa Bashkimi Europian kryesonvendin e parë si më mbështetësi, në përpjekjet për tëluftuar pandeminë, duke ndihmuar rreth 43% të tëanketuarve përmes ndihmës mjekësore dhe financiare, shumë përpara Kinës, e cila ndihmon 14%, Turqisë 9% ose Rusisë 7%.

Komisioni Europian përmes Znj. Alessandra Viezzer vlerësoi rëndësinë e matjes e leximit të realitetit në rajon.

Prezantimi vijoi me me panelin e diskutimit, të drejtuar nga Z. Tim Judah, gazetar dheautor, korrespondent i Ballkanit për The Economist. Pjesë e këtij paneli Z. Jim O'Brien, Këshilltar iLartë në Këshillin Atlantik të Iniciativës së Evropës sëArdhshme, Z. Vessela Tcherneva, Zëvendës Drejtor, Shef i zyrës së Sofjes në Këshillin Evropian përMarrëdhëniet e Jashtme, Z. Corina Stratulat, Shef iProgramit, Analist i lartë i Politikave në Qendrën e Politikave Evropiane, Z. Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e MarrëdhënieveNdërkombëtare të Vjenës dhe Z. Gentian Elezi, Konsulent i RCC për botimin e Barometrit Ballkaniknga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe TregtinëNdërkombëtare (QSHKT)

“Bizneset e Ballkanit Perëndimor vërejnë se atapadyshim do të përfitojnë nga udhëtimi nëpër rajon me karta identiteti, një marrëveshje që negociohet si pjesëe axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal. 61% e tëanketuarve mbështesin këtë iniciativë, pasi udhëtimimidis disa prej ekonomive të rajonit po përballet me pengesa të mëtejshme. Marrëveshja Rajonale e Roaming ka ndihmuar gati gjysmën e të anketuarve tëkursejnë para në kostot e telefonit (48%). Kjo jep njëstimul pozitiv në prag të një ngjarje të rëndësishme: asaj të 1 korrikut, kur tarifat e roamingut do tëreduktohen në zero brenda rajonit ", theksoi në fundine prezantimit Znj. Bregu.

Më shumë INFO mbi bazën e të dhënave të BarometritBallkanik: botimet, infografitë, videot:www.rcc.int/balkanbarometer

Të këshilluara

Plas arma në Tropojë, plagoset 39-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur në Tropojë, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ardhur pas një konfli...

10:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI