Flash

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 2 raste të reja, asnjë jete e humbur

Lapsi.al 24 June 2021
Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 2 raste të reja, asnjë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin ditor të Covid 19. Sipas ministrisë janë shënuar 2 raste me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, nuk ka humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2803 testime, 11 të shëruar dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2803

Testime totale 786,319

Raste pozitive 132,499

Raste të shëruara 129,966

Raste Aktive 78

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Shkodër 23

Durrës 8

Lezhë 7

Berat 5

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI