Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Arroganca e Lajcak me Kosovën: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër!

Lapsi.al 17 June 2021
Arroganca e Lajcak me Kosovën: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të të dërguarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i cili kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha:

“Nëse nuk i besoni Bashkimit Europian, shkoni diku tjetër”.

Kusari-Lila tha se nëse Lajcakut nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.

“Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për t'u afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, ka shkruar ajo.

As ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, nuk la pa e fshikulluar të derguarin e BE-së.

“Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist. Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse”, thotë ajo.

Në fund të muajit maj, disa deputetë gjermanë kërkuan liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, ndërsa Brukseli duket se e ka hedhur të gjithë vëmendjen e tij tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja./ tch

Të këshilluara

Dhunohet anëtari i LGBTIQ+ në Tiranë

Një anëtar i grupit LGBTIQ+ është dhunuar në Tiranë. 21-vjeçari është goditur nga disa të rinj në kryeqytet. Rasti është denoncuar në komisariatin Nr.2 dhe p...

13:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI