Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Corcianos, pasi ka qenë në kërkim prej gjashtë vitesh.
Mandati për arrestimin e 40-vjeçarit shqiptar ishte lëshuar nga Gjykata e Perugias që më 9 tetor 2015.
Shqiptari duhet të vuajë një dënim me burg 7 muaj e 2 ditë, pasi është shpallur fajtor për krime të lidhura me drogën. Tashmë gjendet në burgun e Capannes.