Pas Fatbardh Kadillit, një tjetër demokrate ka shprehur interes të garojë për postin e kryetarit të PD-së. Pasi ka dorëzuar kërkesën për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur për mediat e pranishme para selisë blu. Harxhi u shpreh se synimi i kësaj kandidature është rikthimi i idealeve në Partinë Demokratike. Ajo ka deklaruar se gara nuk po bëhet mbi rregullat.
“Duhet të jetë një garë e hapur transparente dhe e barabartë, deri tani nuk është. PD duhet të kthehet tek ato vlera. Është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë. Ajo që ofrojmë si grup, si kandidate është një reformim i thellë i PD mbi idealet e 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri”, deklaroi Harxhi.