Demokrati Fatbardh Kadilli ka dorëzuar në selinë blu kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike. Kadilli tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, ndërsa shtoi se Basha nuk del as nga zyra. Kadilli po ashtu tha se ndihej superior për shkak të vlerave që e përfaqësojnë si pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite të jetës sime, për të qenë besnik me PD dhe çdo figurë të saj.
Në deklaratën e tij, Kadilli theksoi se nuk e ka tradhtuar dhe nuk do ta tradhtojë kurrë partinë.