Flash

"E kisha parashikuar, kampionat i ekuilibruar... përveç Interit": Conte pickon Juventus para derbit të Italisë

Lapsi.al 15 May 2021
"E kisha parashikuar, kampionat i ekuilibruar... përveç

Antonio Conte i afrohet Juve-Inter duke ripërshkruar rrugëtimin që e bëri ekipin e tij të fitojë titullin duke filluar që nga ndeshja e fazës së parë kundër bardhezinjve. "Fitorja me ekipin që kishte fituar për nëntë vjet në Itali dhe kishte një hendek të rëndësishëm nga Interi do të thoshte shumë për sa i përket vetëvlerësimit - shpjegoi trajneri zikaltër për Inter Tv -. Mund të ishte fillimi i fundit, por u treguam të aftë të merrnim makismumin nga ajo ndeshje, duke i dhënë asaj rëndësinë e duhur për të vazhduar në rrugën e drejtë". "Unë e kisha parashikuar një kampionat shumë të ekuilibruar - shtoi ai -. Në fakt ishte, përveç Interit që mori rrugën e tij dhe shkoi drejt finishit".

"Unë mendoj se gjatë një sezoni, kur ka ndeshje të caktuara kundër më të fortit, këto mund të tregojnë nivelin - vazhdoi Conte -. Nga kjo pikëpamje ishte shumë e rëndësishme, pastaj mund të ishte gjithashtu një bumerang sepse mund të kishim menduar se ishim të fortë duke përfunduar të bënim arrogantin ose mendjemadhin".

"Nuk mendoja se do të ishim në gjendje ta plotësonim boshllëkun me Juven kaq shpejt - shtoi ai -. Pas nesh ka ekuilibër dhe do të vazhdojë deri në ditën e fundit - vazhdoi Conte -. U treguam të aftë sepse bëmë diçka të papritur, edhe për mënyrën se si u bë”. "Në një kampionat të ekuilibruar, ishte një ekip që bëri gjëra të jashtëzakonshme, duke u shkëputur nga një grup ku mbretëron ekuilibri - vazhdoi trajneri i zikaltërve -. Merita e lojtarëve, e gjithë Interit për atë që është bërë."

Pastaj për ndeshjen e madhe me Juven: "Ka ndeshje që vlejnë tre pikë, kjo është ajo për të cilën lojtarët e Interit duhet të mendojnë. Është e pashmangshme që kur përballesh me skuadra të rëndësishme si Juve dhe të tjerët, ka një shkallë vështirësie shumë më të lartë; kampionatet fitohen në 38 ndeshje, kështu që çdo fitore, edhe me atë të fundit, vlen tre pikë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI