Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Mashtroi me tamponet: Apeli shton dënimin që e përjashton përjetë nga qeveria e futbollit presidentin e Lazios

Lapsi.al 30 April 2021
Mashtroi me tamponet: Apeli shton dënimin që e përjashton

Gjykata Federale e Apelit ndëshkon presidentin e Lazio Claudio Lotito. Gjykatësi Torsello në fakt i ka dhënë të drejtë Prokurorisë Federale, duke rritur dënimin për numrin një të bardhekaltërve krahasuar me atë të dhënë në shkallën e parë: nga 7 në 12 muaj përjashtim, një rrethanë që e largon atë për gjithë jetën nga qeveria e futbollit. Duke marrë parasysh 2 muajt e ndalimit që Lotito kishte marrë në 2012 për "agjentopoli", tejkalohen mjaftueshëm 12 muaj plus një ditë skualifikim që përcaktohen me rregullore për konfiskimin e të gjitha posteve federale dhe pamundësinë e zgjedhjes në të ardhmen.

Konfirmohen ndërkohë 12 muajt, që Gjykata Federale u kishte dhënë dy mjekëve Pulcini dhe Rodia, ndërsa gjoba për klubin është rritur nga 150 në 200 mijë euro. Duhet kujtuar se si kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë kishte ankimuar si Prokuroria e udhëhequr nga Chinè ashtu edhe Lazio, që shpresonte për një shfajësim të plotë. Siç ishte njoftuar në të kaluarën, tani klubi do të apelojë në Kolegjin e Garancisë në Coni, shkalla e fundit e gjykimit sportiv.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI