Flash

LAJMI I FUNDIT/ Qëlloi me thikë 5 persona brenda xhamisë te Rruga e Kavajës (Foto e autorit)

Lapsi.al 19 April 2021
LAJMI I FUNDIT/ Qëlloi me thikë 5 persona brenda xhamisë te Rruga

Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur brenda xhamisë te Rruga e Kavajës, në Tiranë. Uniformat blu theksojnë se një person është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Policia ka neutralizuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes, që është shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli.

"Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Video-2021-04-19-at-3.34.51-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI