Flash

Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KLP-së dhe jep ultimatumin e prerë: Koha për të treguar guxim

Lapsi.al 19 April 2021
Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KLP-së dhe jep ultimatumin e prerë:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi. Ambasadorja Kim thekson së ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe jep mesazhin se ka ardhur koha për të treguar guxim.

Sipas ambasadores, institucionet e reja të drejtësisë si KLP duhet të ndahen nga modelet e vjetra. Po ashtu ajo kërkon nga ky institucion t’i rezistojë presionit dhe të bëjë drejtësi.

"KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi... Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – mjaft progres për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqen njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP në të cilat dhe të tjerët kanë investuar aq shumë – duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.”-shkruan Kim.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI