Flash

Plagosi tre persona gjatë sherrit në Mamurras, gjykata lë të lirë policin David Medanin

Lapsi.al 16 April 2021
Plagosi tre persona gjatë sherrit në Mamurras, gjykata lë të

Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën "detyrim paraqitje" për policin David Medani, i cili plagosi tre persona, gjatë sherrit dy ditë më parë në Mamurras. Ndërkohë edhe për dy vëllezërit Gjon dhe Rudolf Fufi, gjykata e Lezhës po ashtu ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’.

Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë, ku u konfliktuan polici David Medani dhe me tre vëllezërit Fufi, në mes të qytetit. Gjatë konfliktit polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin. 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë në këmbë, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Masa për Nikoll Fufin (Vorfi) do të zhvillohet në spital.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI