Flash

Dibër/ Pas sherrit dy vëllezërit vrasin me armë zjarri fqinjin

Lapsi.al 13 April 2021
Dibër/ Pas sherrit dy vëllezërit vrasin me armë zjarri

Një sherr për motive të dobëta mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e 50-vjeçarit, Xhetan Konesha në Dibër. Policia bën me dije se dy vëllezër, Muhamet Mera, 30 vjeç dhe Altin Mera 42 vjeç gjatë një konflikti kanë qëlluar me armë zjarri automatik fqinjin e tyre shtetasin Xhetan Konesh, 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Sipas informacioneve nga policia njëri prej autorëve, shtetasi Muhamet Mera është arrestuar ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll.

"Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI