Flash

Mbi një milion viktima në Europë nga Covid-19, rriten çmimet e vaksinave

Lapsi.al 13 April 2021
Mbi një milion viktima në Europë nga Covid-19, rriten

Europa është kontinenti më i prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut. Sipas “France Presse”, që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Europë ka pasur mbi një milion vdekje. Të 52 vendet dhe territoret e rajonit, i cili arrin  në lindje në Azerbajxhan dhe Rusi, kanë gjithsej 1.000,228 vdekje nga 46,496,560 raste, para Amerikës Latine dhe Karaibeve me 832 577 vdekje dhe 26 261 006 raste, ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja kanë 585 428 vdekje dhe 32 269 104 raste.

Ndërkohë, ndërsa shkencëtarët dhe qeveritë monitorojnë efektivitetin me kalimin e kohës të vaksinave të ndryshme anti-Covid, sigurinë e tyre dhe ndikimin në progresin e epidemisë, për kompanitë prodhuese është një marrëveshje kolosale dhe mund të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, nëse nxitës periodikë ose vaksina të modifikuara kundër varianteve të reja të mundshme do të jenë të nevojshme për të ruajtur imunitetin kundër koronavirusit.

Në javët e fundit Pfizer kishte evokuar një rritje të çmimeve në një fazë të dytë, që duket se po konfirmohet nga thashethemet e para për një negociatë të vazhdueshme midis BE dhe gjigandit farmaceutik për një furnizim deri në 1.8 miliardë doza në periudhën 2022-2023.

Të këshilluara

Zaev: Ligji për shtetësi shkon në Kuvend

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Zidin Sela dhe Afrim Gashi theksoi zgjidhja për personat pa shte...

14:59

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI