Flash

Meta: SPAK të hetojë keqpërdorimin dhe vjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve nga PS

Lapsi.al 12 April 2021
Meta: SPAK të hetojë keqpërdorimin dhe vjedhjen e të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin për  përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste përmes portalit e-Albania. Nga Pogradeci, kreu i shtetit kërkoi nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga ana e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Meta e ka akuzuar PS-në se ka bërë një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

"Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur, qeveria që do të vijë, jo kjo që ka ikur, edhe nga mendja përveç të tjerave, do të ketë frikë nga populli, askush nuk do të cenojë dhe dhunojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI