Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha: Rama i vuri të vjetrit e PS poshtë listës nga halli se i marrin partinë

Lapsi.al 12 April 2021
Berisha: Rama i vuri të vjetrit e PS poshtë listës nga halli se i

Faktin që emra të vjetër të PS, si Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj a Pandeli Majko janë në një zonë të pasigurt në lista, ish-kryeministri Sali Berisha e shpjegon me garën që bëhet për drejtimin e Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Berisha deklaroi se ata u përjashtuan nga Edi Rama se kërkon që të mbetet kryetar i PS.

“Ata janë të përjashtuar, ata përfaqësojnë kontigjentin e ndëshkuar në listë nga Edi Rama. Bindjet e tyre janë si tuneli i Pandeliut në Otranto. Ata u përjashtuan me qëllim sepse Edi Rama gjithçka po bën që të mbetet kryetar PS pas disfatës së tmerrshme që e pret,” - tha Berisha.

Duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ndikim në hartimin e listave të PD, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ai do ta kishte formuluar ndryshe atë.

“Unë nuk kam pasur as në listën e 2017, as në listën e 2021, absolutisht asnjë influencë. Kjo është parimore për mua sepse kryetari i PD dhe kryeministri i ardhshëm, ka tagrin e plotë të zgjedhë ekipin e tij.

Sali Berisha nuk merr asnjë funksion përsipër. Kryetari i PD ka reflektuar dhe ka organizuar një procedurë për listat, të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit. Listat u përzgjodhën me një komision të caktuar, u votuan një anëtar, një votë, u rikthyen dhe lista prej 320 kandidaturash u finalizua nga komisioni i ngarkuar.

Miratimin përfundimtar e dha kryetari dhe Kryesia e partisë. Unë e vlerësoj qartësisht pozitive listën, por jo unë, por edhe çdo njeri, do ta bënte të ndryshme listën. Lista që paraqiti Basha në këto zgjedhje është lista që ka patur impaktin më pozitiv tek Anëtarësia dhe strukturat e PD.

Kjo listë ndryshon nga ajo e 2017 nga një proces kryekëput transparent që është zhvilluar ndonjëherë për listat. Kandidaturat janë shumë të mira dhe janë pëlqyer. Strukturat nuk patën kundërshti dhe e mirëpritën listën përfundimtare. Kandidatët tanë takohen me qytetarët dhe tregon se kanë një respekt dhe mirëbesim të qytetarëve.”– tha Berisha

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI