Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama nxjerr pamjet, përfundon spitali i Erdoganit në Fier (VIDEO)

Lapsi.al 12 April 2021
Rama nxjerr pamjet, përfundon spitali i Erdoganit në Fier (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Spitali i Fierit, i cili po merr formë gjithnjë e më shumë. Rama shkruan në “Facebook” se sot është dita e 89 e ndërtimit në kantier, ndërsa kujtojmë se ky spital është bërë nga qeveria turke e Erdogan. Ky i fundit premtoi se do ta bënte gati Spitalin e Fierit për tre muaj. Ndërsa, siç duket nga pamjet, një ditë para përfundimit, sipas premtimit, spitali ka marrë formë dhe është thuajse gati.

Rama sjell pamje edhe brenda dhomave të spitalit, ku shihet se tashmë janë rregulluar e kompletuar me dyshekë, lavamanë, frigoriferë e rafte, që do të shërbejnë për të shtruarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI