Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Justifikimi i radhës i PS: Të dhënat personale na i keni dhënë vetë

Lapsi.al 12 April 2021
Justifikimi i radhës i PS: Të dhënat personale na i keni

Arben Pëllumbi, Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste është munduar të justifikojë skandalin me databazën e të dhënave personale që forca e tij politike po përdor për fushatë elektorale. Në një intervistë në “Opinion” ai mohoi që lista e publikuar në lapsi.al të jetë e PS-së sepse sipas tij “atë nuk e ka parë kurrë" dhe se lista e socialistëve "nuk përmban të dhëna private”.

“Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike.

Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, - tha Pëllumbi.

Pëllumbi shpjegoi më në fund edhe rolin e "patronazhistit".

“Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen. Në përgjithësi janë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2005 në PS. Nuk janë të dhëna të sigurta”, - u justifikua ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI