Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vjedhja e të dhënave/ Veliaj dekonspiron veten, zbulon preferencën e Fahri Balliut

Lapsi.al 12 April 2021
Vjedhja e të dhënave/ Veliaj dekonspiron veten, zbulon

Për më shumë se 40 minuta kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lëshoi një lumë akuzash për portalin lapsi.al në emisionin Real Story në Neës24 pas publikimit të skandalit të vjedhjes së të dhënave të mbi 910 mijë qytetarëve të cilat janë vënë në funksion të fushatës së PS.

Veliaj në fillim e pranoi se PS ka një databazë të saj për votuesit dhe se ajo që ka publikuar lapsi.al është një tabele në formatin exel i cili sipas tij është lehtësisht i manipulueshëm.

Por këtu bëri një gafë sepse zbuloi preferencën e gazetarit Fahri Balliu të cilën lapsi.al nuk e ka publikuar.

“U sajua një tabelë exel dhe thonë që këta dinë gjithçka për ne. Dhe gjetja më e madhe ishte që Fahri Balliu votonte LSI-në dhe jo PD-në. Sikur çfarë zbuluan. Një gjë që e dinte i madh dhe i vogël dhe qartazi gallatë televizionesh dhe portalesh” – tha Veliaj duke u përpjekur të relativizojë skandalin.

Ne fakt, askush, asnjë portal nuk ka raportuar për preferencën politike apo të dhënat e Fahri Balliut, ndaj lind pyetja: “Ku e di Veliaj se çfarë është raportuar në database e PS për këtë person?”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI