Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Skandali i vjedhjes së të dhënave/ Rama dhe Veliaj japin versione të ndryshme

Lapsi.al 12 April 2021
Skandali i vjedhjes së të dhënave/ Rama dhe Veliaj japin versione

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas skandalit të publikuar në lapsi.al se PS ka përdorur të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama e pranoi ekistencën e databazës duke shtuar se nuk i përdor numrat për t’u kërkuar votën, por për të zgjidhur problemet që kanë.

“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne. Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet,” - tha Rama të tjera.

Por ndryshe nga kryeministri, një tjetër version ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj në emisionin “Real Story”, në “News 24”. Velaij mohoi që databaza e publikuar në lapsi.al është e PS-së.

“Të gjitha partitë kanë një databzë, nuk e di nëse ajo është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin listën e krehin dhe kërkojnë të shikojnë elektoratin. Aty shihet një faqe Exel që është e manipulueshme. Si çdo parti serioze në botë kemi një databaze” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI