Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama nuk ka aleatë pas zgjedhjeve: Nuk shoh parti të ndërmjetme

Lapsi.al 12 April 2021
Rama nuk ka aleatë pas zgjedhjeve: Nuk shoh parti të ndërmjetme

“Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetme qeverinë e re”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: “Të heqim qafe Edi Ramën”. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, - tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI