Kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve elektorale dhe kësaj radhe ndodhet në Korçë. Në një komunikim me qytetarët në Bilisht të Korçës, i bëri apel opozitës që të ruajnë distancimin social dhe të mos e përshkallëzojnë më tepër situatën e pandemisë në vend. Ai tha se opozita po grumbullon masivisht në një kohë që siç tha ai qeveria po çon përpara procesin e vaksinimit masiv për t’i rikthyer vendit normalitetin.