Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe kuorumi është bërë pasi 82 deputetë janë në seancë.
https://www.youtube.com/watch?v=FHN3Celx5ho
Kandidatët për presidentë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 vetash.