Flash

Basha takon banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve: Do merrni dëmshpërblim për shtëpitë e prishura, detyra ime për të përfunduar legalizimet

Lapsi.al 3 April 2021
Basha takon banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve: Do

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve që kanë probleme me legalizimin dhe shtëpitë e prishura. Lideri i opozitës përsëriti ndjesën e kërkuar për procesin e legalizimeve që nuk u mbyll dot në kohë 8 vite më parë dhe u zvarrit më pas sipas tij nga socialistët. Basha u shpreh se atë ndjesë e konsideron detyrë në mënyrë që në momentin e marrjes së pushtetit: të marrin legalizimin të gjitha ata që u është mohuar pa të drejtë.

Banorët nga ana tjetër thonë se shteti nuk po u jep zgjidhje, ndërsa ka pasur raste që u janë prishur shtëpitë edhe në proces legalizimi.

Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm. Do merrni dëmshpërblim për shtëpitë e prishura”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI