Flash

Rama flet nga Mallakastra: Shumë shpejt dalim nga 'tuneli' sfilitës i pandemisë

Lapsi.al 3 April 2021
Rama flet nga Mallakastra: Shumë shpejt dalim nga 'tuneli'

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt vendi do të dalë nga "terri" i pandemisë. Sipas Ramës, me ritmin me të cilin po ecën vaksinimi në vend, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit. I pranishëm në Bylis kreu i qeverisë ka thënë se në Fier PS do të marrë 11 deputetë.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama nuk la pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë, ku ndërsa përmendi punët e bëra nga PS gjatë këtyre 8 viteve qeverisje, tha se "kërcënimi i madh" nga opozita është që mund ta kthejnë gjithçka mbrapa.

"Kur voton Lulin është njësoj sikur ble një nga ato vezët çokollatë,e e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim. Do më thoni pse është Gjino, po se është realisht Gjino, nuk e keni parë? Saliu është gogoli që fshihet pas qytetarit dixhital, Ilir thotë vetëm “burg, burg”, duket sikur e thotë që t’i nxjerri frikën vetes. Monika po ‘filxhan, filxhan'”Në Vlorë kanë filluar dhe nuk bëjnë fushatë por kallëzime për çdo punë. Thonë do e çojnë në prokurori. Do çojnë çdo gjë në Prokurori. Le t’i çojnë por do bllokohet çdo gjë. Edhe vaksinimi! Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli. Është tmerr." thotë Rama.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI