Flash

Zaev: Do t’i regjistrojmë të gjithë qytetarët pavarësisht ku jetojnë

Lapsi.al 2 April 2021
Zaev: Do t’i regjistrojmë të gjithë qytetarët

Kryeministri Zoran Zaev këtë të premte ka deklaruar se do të regjistrojnë të gjithë shtetasit brenda dhe jashtë vendit.

Zaev është përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Hrisitjan Mickoskit se diaspora do të evidentohet dhe jo të regjistrohet, ai tha se nuk është mirë që diaspora të na nevojitet vetëm kur na duhen vota dhe për të na çuar para.

“Diaspora është populli jonë, sot ndodhet jashtë nesër do të jetë këtu. Ndoshta ndonjë nga ne do të dalë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ne e regjistrojmë gjithë popullin tonë pavarësisht nëse ndodhet brenda ose jashtë”, tha Zaev.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohet për shkak se është e rëndësishme për vendin.

Mund të ketë raste teknike gjatë vendosjes së numrave amë, por, shton Zaev, ato duhet të paraqiten në mënyrë që të vazhdojë regjistrimi pa pengesë.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI