Flash

“Po na morën ujin, le të na marrin edhe shpirtin”/ Banorët në Fan të Mirditës protestojnë kundër HEC-it

Lapsi.al 2 April 2021
“Po na morën ujin, le të na marrin edhe shpirtin”/

Banorët e fshatit thirren në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë kanë dalë sot për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata bëjnë me dije se ndërtimi i tij u sjell dëme të shumta në bujqësi, blegtori, por edhe në turizëm.

“Kanë falsifikuar firmat për të marrë lejet përkatëse”, tregojnë banorët, "shfrytëzimi i ujit dhe devijimi i përrenjve e rrezikojnë çdo gjë në këtë zonë."

Mes protestuesve është edhe një e moshuar 87-vjeçare, e cila thotë se për ta uji është gjithçka.

“Ne me këtë ujë e me këtë mal ke jetu, se ne nuk jemi vlerësu. Kemi ndenjur prej malit. Tash me na marrë dhe ujin. At’herë t’na marrin ne shpirtin! Jam 87 vjeçe”, thotë e moshuara.

Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone ndaj dhe u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse te marrin masa për pezullimin e çdo procedure për shfrytëzimin e burimeve te ujit. Ata kanë depozituar një padi në prokurori për falsifikimin e firmave si dhe ankesë në bashkinë e Mirditës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI