Flash

Kurti: Po të mos ishte AstraZeneca, nuk do të vaksinohesha

Lapsi.al 2 April 2021
Kurti: Po të mos ishte AstraZeneca, nuk do të vaksinohesha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës këtëtë premte është shprehur se nuk do ta vaksinohej i pari me vaksinën antiCovid, po të mos ishte vaksina AstraZeneca.

Kurti në fjalën e tij ka theksuar se u vaksinua i pari për arsye se vaksina AstraZeneca aktualisht ka një reputacion të lënduar në botë, dhe kjo e shtyu atë që merrte atë vendim.

Sipas tij, arsyeja që e mori vaksinën i pari, nuk ka të bëjë me ndonjë synim për ta priviligjuar veten.

“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë jo vetëm në rajonin tonë, kam konsideruar që është e udhës që ta marrë i pari këtë vaksinë dhe kurfar synimi tjetër për të priviligjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka thënë Kurti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Kthjellimet dhe vranësira ndërrojnë vendet herë pas here këtë të premte në të gjithë shtrirjen e Shqipërisë. Pasditja zhvillon vranësirat në veri dhe zonat lind...

07:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI