Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin se nga mesdita e sotme do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve. Me anë të një postimi në Facebook, vetë ministrja ka ndarë lajmin.
“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë”, tha Manastirliu.
Kujtojmë që një javë më parë ka nisur vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç.