Flash

Basha takim me gratë tek Unaza e Re: Jeni simbol i rezistencës, pas 25 prillit do keni dinjitetin që iu takon

Lapsi.al 3 April 2021
Basha takim me gratë tek Unaza e Re: Jeni simbol i rezistencës, pas 25

Gjatë pasdites së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e zonës së Unazës së Re në Tiranë. Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë. Ççshtjet kryesore që prekin këtë zonë, sipas banoreve, lidhen me shtëpitë e tyre, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastrukturën e keqe.

Pasi u njoh me shqetësimet e tyre, kryedemokrati premtoi se qëllimi i tij është t’i kthejë qeverisjes një fytyrë njerëzore. Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite. Ai u shpreh se ndryshimi që do të vijë në 25 prill është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë sa i takon Shqipërisë, Basha ka thënë se vendi ka ngelur në vend numëro, duke e krahasuar me trafikun në Unazën e Re.

“Kështu si ka ngelur trafiku në Unazën e Re ashtu ka ngelur Shqipëria. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët është që do të marrin zgjidhje nga programi ynë i ngritur nga ekspertët. Ne nuk vijmë me premtime boshe. Jemi të vendosur që qeverisjes t’i kthejmë një fytyrë njerëzore. Politika nuk është e pisët. Të pisët e bëjnë ata që duan të përfitojnë në kurriz të qytetarëve”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI