Flash

Kërkon mandat të tretë/ Rama tregon se çdo të bëjë nëse humbet zgjedhjet

Lapsi.al 3 April 2021
Kërkon mandat të tretë/ Rama tregon se çdo të

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse nuk do të merrte një mandat të tretë, ai nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.

"Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik. Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon.", u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri i vendit është treguar shumë i prerë në qëndrimin e tij sa i takon një koalicioni me LSI-në, nëse nuk siguronte mandatet e mjaftueshme pas 25 prillit. Rama tha se me LSI-në në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të bënte koalicion.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI