Flash

Akord prej 4.5 milionë plus bonus: Lautaro e Inter projektohen bashkë deri në 2024

Lapsi.al 21 March 2021
Akord prej 4.5 milionë plus bonus: Lautaro e Inter projektohen bashkë

Ka arsye të mira për të menduar se rinovimi i Lautaro Martinez është tani më afër se kurrë. Menaxheri i sulmuesit argjentinas, Beto Yaque, është tashmë në Milano prej një jave për të takuar drejtuesit e Interit. Problemi ishte se drejtuesit zikaltër ishin prekur plotësisht nga Covid-19 me pozitivitetin e Ausilio, Antonello dhe Baccin dhe mbi të gjithë Marotta. Kështu, menjëherë pas daljes nga Spitali Humanitas i ish-administratorit të deleguar të Juventusit, më në fund do të jetë e mundur të ulen rreth një tavoline dhe të vendosen bazat për rinovimin e Toros. Marrëveshja është arritur tashmë që në fund të janarit: 4.5 milion plus shpërblime në lidhje me pagën, zgjatjen deri në 2024 dhe lamtumirën e klauzolës së zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë.

Menaxheri i Lautaros tashmë është takuar me Ausilio dhe Zanetti dhe është duke pritur, pa ngut, të ulet me Marottan dhe të gjithë drejtuesit për të mbyllur marrëveshjen dhe për të dorëzuar zikaltërve një sulmues të kthyer në super formë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI