Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video ku shihet kryeministri Rama në vitin 2013 duke akuzuar qeverinë e asaj kohe për premtimin e vazhdueshëm në lidhje me disponimin e ujit 24 orë. Pas 8 vitesh në pushtet, kryeministri Rama nuk e ka zgjidhur ende këtë problematikë dhe premton se do ta realizojë në mandatin e tretë.
Kritikat e Ramës dikur dhe premtimet që jep sot
"Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!” 2013
24 orë ujë brenda mandatit të tretë… 2021
8 vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ikur, do kisha thënë: “Më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj!” 2013
24 orë ujë brenda mandatit të tretë… 2021
Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!” 2013
24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë!" 2021