Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

PD reagon pas konfliktit të Luçiano Boçit me biznesmenin Gjergj Luca: Dëshmi e frikës prej humbjes nga kryeministri Rama

Lapsi.al 18 March 2021
PD reagon pas konfliktit të Luçiano Boçit me biznesmenin

 

Pas përplasjes fizike në një lokal në Labinot mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçit dhe të biznesmenit Gjergj Luca, vjen reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur këtë incident një dëshmi të dëshpërimit të kryeministrit Rama për humbjen e sigurt.

“Biznesmeni i Edi Ramës, e beri sot edhe më të qartë zgjedhjen që duhet të bëjnë qytetarët me 25 prill”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

"Agresioni i ortakut të qeverisë, Gjergj Luca, ndaj kandidatit të PD në Elbasan, Luciano Boci, është një dëshmi e dëshpërtimit të thellë që ka Edi Rama nga humbja e sigurtë që e pret me 25 prill, dhe një vërtetim i sistemit korruptiv që ai ka ngritur në këto 8 vite.

Gjergj Luca, është një oligark i Edi Ramës, që ka privatizuar e ka marrë çdo pasuri që ka dashur në Elbasan, me një të rënë të lapsit. Gjergj Luca është përfitues dhe plaçkitës, dhe ai do të bëjë gjithçka, sëbashku me mercenarin e tij politik, Taulant Balla, që të ruajë privilegjet.

Por kjo fushatë, këto zgjedhje, janë për qytetarët, për interesat dhe jetën e tyre. Nuk janë për një grusht njerëzish me të cilët Edi Rama ka ndarë asetet dhe buxhetin në këto 8 vite.

Biznesmeni i Edi Ramës, e beri sot edhe më të qartë zgjedhjen që duhet të bëjnë qytetarët me 25 prill.

Do të votojnë në Elbasan që të shtojë edhe më shumë pasurinë Gjergj Luca, të rrisë luksin Taulant Balla, apo do të votojnë të kenë rend e siguri, të kenë rritje të pagave e pensioneve, të kenë vende të reja pune, të kenë dyfishim të ndihmës ekonomike, subvencione në bujqësi, e mbështetje për të rinjtë e familjen", shkruan Bardhi në Facebook.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI