Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në autostradën Kavajë-Rrogozhinë. Fillimisht në autostradë është përplasur një mjet tip Peugeot me një kamion. Nga ky aksident policia njofton se dy pasagjerë të makinës tip Peugeot janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në Gosë, Kavajë.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur vetëm 100 metra më larg, nga ai i pari. Në aksidentin e dytë nuk ka të lënduar, vetëm deme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën dhe devijimin e trafikut në rrugën dytësore.