Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

PDK: Nuk e mbështesim kandidaturën e Vjosa Osmanit, është figurë përçarëse

Lapsi.al 18 March 2021
PDK: Nuk e mbështesim kandidaturën e Vjosa Osmanit, është

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë të enjten se qëndrimi i partisë së tij, në raport me votimin e Vjosa Osmanit për postin e presidentit, është i qartë.

“Nuk e mbështesim kandidaturën e saj”, ka thënë ai.

“Nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj, çështje të tilla qëndrimi apo mosqëndrimi në sallë, mendoj se janë tema të natyrës teknike. Besoj se e kemi pasur një debat të gjatë në PDK, e kemi folur në kryesi të PDK-së, në Këshill Drejtues dhe kjo është temë e mbyllur”, ka deklaruar Hoxhaj para gazetarëve në Prishtinë.

Sipas Hoxhajt, nuk ka kurrfarë vlere nëse gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja qëndron në sallë, për sa kohë që nuk merr pjesë në votim.

Mes tjerash ai e ka konsideruar Osmanin figurë “përçarëse”.

“Ju e dini që, a qëndron apo nuk qëndron në sallë, nuk ka kurrfarë vlere. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim, dhe qëndrimi jonë është që kandidatura e zonjës Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin, më së paku të elektoratit të PDK-së, por nuk e reflekton edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, meqë ka qenë një figurë më shumë polarizuese, përçarëse, në raport me qytetarët e Kosovës, por edhe në raport me ish-subjektin e saj politik, të cilin subjekt e ka shndërruar në viktimë në këto zgjedhje”, ka thënë mes tjerash ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, që ka fituar 50.28 për qind të votave. Osmani, e cila në zgjedhje ka marrë mbi 300 mijë vota, ka garuar si kandidate për presidente.

Që një person të zgjidhet president i Kosovës, sipas kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e votat të Kuvendit të Kosovës prej 120 ulësesh. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Deri më tani pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit që të sigurojnë votat për president.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk voton për zgjedhjen e një presidenti partiak./Rel

Të këshilluara

Tiranë/ Dhunoi nënën, arrestohet i riu

Një 35-vjeçar, me inicialet J.K., është arrestuar në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Policia e kryeqytetit njofton s...

08:52

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Moti do të karakterizohet me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi 1-10m/sek, përgjatë vijës bregdetare hera – herës, para...

07:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI