Flash

Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: Kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë

Lapsi.al 15 March 2021
Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: Kryeministri në ikje nuk i

Partia Demokratike ka reaguar pas premtimeve që kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme në prezantimin e 'Planit të Veprimit'. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, PD a deklaruar se Rama i është drejtuar shqiptarëve me premtime boshe, të cilat as ai vetë nuk i beson. Në deklaratë thuhet se kreu i qeverisë është arsyeja kryesore e dështimit të Shqipërisë.

"Çdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs. Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë", thuhet në njoftimin e PD-së.

Po ashtu, në mbyllje të komunikatës thuhet se Partia Demokratike do të fillojë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian.

Të këshilluara

Radhë në Korçë për të bërë vaksinën

Në qytetin e Korçës vijon procesi i vaksinimeve për të moshuarit. Nga pamjet shihet se para qendrës së vaksinimit ka grumbullime dhe është e vështirë që të resp...

12:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI