Flash

Rama: Nuk ka rritje për pagën e politikanëve, mësuesit dhe mjekët +40%

Lapsi.al 15 March 2021
Rama: Nuk ka rritje për pagën e politikanëve, mësuesit dhe

Gjatë prezantimit të programmit pagat, taksat dhe biznesi në Planin e Veprimit 2021-2025 për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama u shpreh se në mandatin e tretë pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten me 40% ndërsa pagat e administratës publike do të rriten me 30%.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij gjithashtu theksoi se pagat e politikanëve, do të mbeten të pandryshuara.Më tej, Rama sulmoi opozitën në lidhje me taksën e shetshtë, për të cilën ai tha ae është e pasigurt.

”Në mandatin e tretë, pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten 40% më shumë. 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës publike. Ndërsa pagat e politikanëve do të mbeten siç janë deri në vitin 2025. Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur i them atyre të bëjnë kujdes më 25 Prill. E para, kjo është e pasigurt, ndërsa e dyta për ata mos e harroni se kush quhej biznes i vogël për ata. Rrini drejt dhe na mbështesni në rrugën e re me zero taksë. Jeni ata që fitoni më pak. Ndërsa këta juve ju marrin më shumë”, tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Shi, dëborë dhe stuhi ere por edhe orë me kthjellime. Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ditën e sotme priten reshje në të gjithë Shqipërinë, reshje m...

07:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI