Flash

Maqedonia e Veriut rreshtohet mes vendeve që kërkojnë lirimin e Navalny-t

Lapsi.al 14 March 2021
Maqedonia e Veriut rreshtohet mes vendeve që kërkojnë lirimin e

Maqedonia e Veriut është mes vendeve të shumta që kërkojnë lirimin e të Alexei Navalny.

Autoritet maqedonase kanë nëshkruar një deklaratë të përbashkët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ku bën thirrje Federatës Ruse për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Alexei Navalny dhe të gjithë personave të privuar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare nga liria.

Deklarata, e nënshkruar nga 45 vende të tjera, shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Federatën Ruse.

“Arrestimi dhe dënimi i Navalny u bazua në një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që ishte arbitrar dhe qartë i paarsyeshëm”, u tha në deklaratën e nënshkruar gjatë seancës së 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, cituar nga disa media në rajon.

Vendet nënshkruese janë gjithashtu të shqetësuara për numrin e madh të arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetje për Navalny në shumë qytete ruse.

Të këshilluara

Urimi i Bashës për Ditën e Verës

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar sot me rastin e Ditës së Verës, një festë zyrtare tashmë në Shqipëri që festohet nga të gjithë. Basha uron qytetarët e Elbasanit...

08:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI