Flash

Trafik i rënduar rrugës për në Elbasan, qytetarët harrojnë pandeminë dhe nisin festën (VIDEO)

Lapsi.al 14 March 2021
Trafik i rënduar rrugës për në Elbasan, qytetarët

Një varg i gjatë makinash është vërejtur në autostradën Tiranë-Elbasan. Qytetarët kanë zgjedhur të festojnë “Ditën e Verës” në qytetin e traditës së ballokumeve, duke shkaktuar për pasojë trafik në rrugë.

Edhe pse jemi në kushte pandemie e shifrat e të infektuarve me COVID-19 qëndrojnë të larta, qytetarët nuk e kanë marrë parasysh këtë rrethanë duke krijuar turma njerëzish që u panë sot në qytetin e Elbasanit.

Në këtë qytet pati përplasje mes mbështetësve të Partisë Socialiste e atyre të Partisë Demokratike, konflikt ky i nxitur prej vizitës që i bënë qytetit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-14-at-2.23.44-PM-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Urimi i Bashës për Ditën e Verës

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar sot me rastin e Ditës së Verës, një festë zyrtare tashmë në Shqipëri që festohet nga të gjithë. Basha uron qytetarët e Elbasanit...

08:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI