Flash

Banka Qendrore Europiane: Shqiptarët rrisin preferencat për të mbajtur euro cash

Lapsi.al 15 March 2021
Banka Qendrore Europiane: Shqiptarët rrisin preferencat për të

Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e fundit, pas rënies që kishte pësuar pas vitit 2007.

Ashtu si edhe në Shqipëri, pesha e euros cash është rritur në të gjitha vendet e Europës Lindore raporton Banka Qendrore Europiane në një studim për kërkesën e jashtme për euro.

BQE e cila i referohet një anketë që ka bërë Banka Qendrore e Austrisë zbulon se në vitin 2019 gati 35% e shqiptarëve mbanin euro cash. Kjo ishte përqindja më e lartë pas vitit 2018 në 12 vitet e fundit. Gjithashtu Maqedonia, Kroacia, Çekia raportuan nivelet të larta të qarkullimit të euros cash ndër vendet e lindjes.

Edhe pse Banka Qendrore Europiane ndaloi prodhimin e kartëmonedhës euro prerje 500-she dhe nga ana tjetër Shqipëria mori nismën për të frenuar përdorimin e euros në ekonomi, përdorimi i valutës europiane po vjen në rritje në vend që të ulet.

Banka Qendrore Europiane vuri në dukje faktin se gjatë karantinës së pranverës 2021 kërkesa për euro nga vendet jashtë zonës shënoi një rritje jo të zakonte. Frika për një krize ekonomike tronditi besimin te qytetarët në vendet e lindjes të cilët rritej më tej kërkesën për euros në vend të monedhave të tyre kombëtare.

Duke krahasuar të dhënat në 10-vitet e fundit, përdorimi i euros është rritur në të gjithë vendet e lindjes dhe Ballkanit Perëndimor, përveçse në Shqipëri. Duke analizuar ecurinë që nga viti 2007-2019, përdorimi i euros cash shënoi kulmin në vitin 2017 në vendin tonë.

Vrojtimi ka gjetur se pas krizës globale, vlera e parave cash për person ka shënuar rënie. Në Shqipëri një person mban mesatarisht 120 euros cash, ndërsa në vitin 2007 mbante rreth 320 euro. Nivelin më të lartë të qarkullimit e kanë serbët me rreth 230 euro për person.

BQE raporton se vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit perëndimor qarkullojnë mbi 8 miliardë euro, shumë kjo që përfaqëson më pak se 1% të vlerës totale të euros në qarkullim në fund të 2019./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Shi, dëborë dhe stuhi ere por edhe orë me kthjellime. Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ditën e sotme priten reshje në të gjithë Shqipërinë, reshje m...

07:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI