Flash

Incidenti në Elbasan, Meta: Të merren masa ndaj atyre që terrorizojnë shqiptarët

Lapsi.al 15 March 2021
Incidenti në Elbasan, Meta: Të merren masa ndaj atyre që

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar pas përplasjes fizike mes mbështetësve të PS-së dhe PD-së një ditë më parë në Elbasan. Kreu i shtetit ka thënë se kryeministri kryen akte të dhunshme kundër gazetarëve por edhe ndaj popullit të thjeshtë. Me tonë të larta, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe populli i Shqipërisë janë përballë një bande ndërkombëtare që synon të pastrojë paratë e Ndraghetës.

“Ky kryeministri bën akte të dhunshme ndaj gazetarëve, ndaj kandidatëve të opozitës një bullizëm i madh, i cili mendon se mund të dhunojë një popull të tërë dhe të parafiksojë rezultatin e zgjedhjeve, siç patë dhe ato të Elbasanit që kanë dalë për të mbrojtur pasurinë te tyre. Le të bërtasin të gjithë “Meta Ik” pse duhet të reagoj me dhunë. Eksperimente të tilla nuk duhet të ekzistojnë do të ketë veprime të paimagjinushme për ato që përpiqen të terrorizojnë shqiptarët. U bëj thirrje popullit shqiptar që të mbrojnë votën e lirë nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin tonë. Kam një plan të qartë për mbrojtjen e çdo vote të shqiptarëve. Qytetarët e Shqipërisë duhet që ti thërrasin mendjes dhe të tregojnë përgjëgjshmerinë e duhur për të vlerësuar votën e tyre”, ka thënë Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Shi, dëborë dhe stuhi ere por edhe orë me kthjellime. Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ditën e sotme priten reshje në të gjithë Shqipërinë, reshje m...

07:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI