Flash

Konflikti për godinën e FRD-së, Meta përgjigjet me dokumente

Lapsi.al 15 March 2021
Konflikti për godinën e FRD-së, Meta përgjigjet me dokumente

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nxjerr dokumentet sot për të folur për incidentin e ndodhur në zyrat e FRD, të cilat Bashkia e Tiranës kërkon t’i rimarrë.

Meta u bazua në marrëveshjen e nënshkruar mes Bashkisë dhe FRD 5 vite më parë, teksa tha se vendimi i bërë pas konfliktit më 13 mars, ndonëse tashmë me numër protokolli dhe emër titullari nuk ka asnjë bazë ligjore.

Ai i cilësoi një bandë që tenton të dhunojë pluralizmin politik, zgjedhjet e lira dhe pengon presidentin në detyrat kushtetuese.

“Bashkia Tiranë nuk ka asnjë autoritet ta zgjidhë me vetëgjyqësi këtë çështje. nëse do e konsideronte një mosmarrëveshje do e dërgonte në gjykatën administrative siç kanë rënë dakord në marrëveshjen e nënshkruar. Çdo veprim tjetër i kryer për lirimin e ambienteve, jo vetëm që është antikushtuetes por përmban elementë të veprës penale.

Pas presionit të madh publik dhe mediatik bashkia më 13 mars i ka dorëzuar në mënyrë formale një shkresë zyrtare. Kjo shkresë i referohet urdhrit të ndërmarrë gjatë orëve të natës më 12 mars. Si urdhri ashtu dhe vendimi nuk i referohen marrëveshjes së nënshkruar mes bashkisë dhe FRD para 15 viteve dhe as ligjit për partitë politike. Momenti që ka ndodhur konflikti kjo ka qenë letra, as e bakallit që i ka çuar bashkia FRD-së. Nuk ekziston në botë dhe në vendin më të humbur afrikan ku nuk ka shkrim e këndim, një letër e tillë që të konsiderohet një akt nga pikëpamja formale e administrative.

Vetëm më 12 mars kemi një akt nga bashkia që i plotëson kushtet nga ana formale për të qenë një akt dhe pse është i paligjshëm sepse nuk ka asnjë referencë ligjore. Është një akt i mjaftueshëm për të bërë gjyq. Kjo është marrëveshja që ka bërë bashkia dhe FRD

Palët bien dakord që të gjitha mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin të zgjidhen me mirëkuptim, në të kundër do të zgjidhen nga gjykata administrative Tiranë.

Doni më fakte për bandën që kërkon të dhunojë pluralizmin politik, zgjedhjet e lira dhe që pengon dhe presidentin në ushtrimin e detyrave kushtetuese?”, deklaroi Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Shi, dëborë dhe stuhi ere por edhe orë me kthjellime. Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ditën e sotme priten reshje në të gjithë Shqipërinë, reshje m...

07:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI