Teksa na ndajnë 45 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me akuzat ndaj qeverisë Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka bërë një pyetje në lidhje me ndikimin e pandemisë në largimin e shqiptarëve nga vendi.
Sipas raportit të cituar nga Basha, Shqipëria renditet e dyta në botë për azil në BE në raport me popullsinë.