Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Van der Leyen pas takimit me Ramën: Negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE duhet të fillojnë

Lapsi.al 2 March 2021
Van der Leyen pas takimit me Ramën: Negociatat e pranimit të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar për takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel.

Në një postim në Twitter, presidentja e KE thotë se Shqipëria do të ketë mbështetjen e BE-së për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Ndërsa lidhur me integrimin evropian të vendit, Ursula von der Leyen thotë se pozicioni i qartë i BE është që negociatat e pranimit duhet të nisin.

"Isha e lumtur që u takova me Edi Rama. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë e Covid-19. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti.

Ne diskutuam negociatat e pranimit me BE-në. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe negociatat duhet të fillojnë", shkruan ajo në Twitter.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI