Teksa marsi shënon edhe hyrjen në stinën e pranverës, moti në fundjavë do të ketë surpriza.
Në një lidhje direkte me ‘News24’, sinoptikanja Adiola Bani tha se ndonëse të mërkurën dhe të enjten do të ketë rritje të temperaturave, deri në 18 gradë celsius, fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe shira, ndërsa termometri do të zbresë deri në 4 gradë më poshtë.