Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Fshehu armë pas krimit të kryer, arrestohet në Tiranë 47-vjeçari

Lapsi.al 2 March 2021
Fshehu armë pas krimit të kryer, arrestohet në Tiranë

Ndalohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen që prej orëve të para prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar në ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI