Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe politikanë të tjerë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës përkujtuan 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Ata marshuan në bulevardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhjes, ndërsa vizituan dhe vendvarrimin e Skënderbeut.
“Duhet të ndjekim pishtarin e mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të faktorizohet, të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë dhe më të devotshëm që krizën që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim dhe përparim. Sot këtu të flamuri kombëtar shqiptar I përulemi me nderim të përjetshëm dhe angazhohemi para heroit tonë kombëtarë Skënderbeut dhe të gjithë heronjve të gjitha epokave.
Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët shqiptarë morën pjesë në një kuvend të përbashkët. Lezha ishte në një pozicion të favorshëm gjeografik. Kuvendi u mbajt në katedralen. Skënderbeu shtroi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi I institucionalizua si forumi më i lartë i vendimmarrësve., Bashkimi u bë përmes një besëlidhje politike dhe u quajt besëlidhja shqiptare e Lezhës. Kryetari ishte Skënderbeu. U vendos krijimi i një ushtrie të përbashkët dhe komandant ishte Skënderbeu. Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët.