Flash

Veshjet e përdorura, trendi më i ri i momentit

Lapsi.al 17 February 2021
Veshjet e përdorura, trendi më i ri i momentit

Dyqanet me rroba të përdorura, ose siç njihen ndryshe “second hand”, nuk janë më një vend i fshehur në ndonjë qoshe, por një treg i mirëfilltë. Sipas një artikulli në italianen La Repubblica, tregu i të përdorurave ka pësuar një përshpejtim të fuqishëm në 10 vitet e fundit duke kulmuar në bumin e vitit 2020. ProntoPro.it, një portal referimi që lidh kërkesën dhe ofertën e shërbimeve profesionale, ka marrë në pyetje 1000 përdorues të tij për të gjetur se kush janë protagonistët e këtij sektori, duke vëzhguar shijet, preferencat dhe arsyet e tyre.

Blerëset kryesore janë gratë, 70% e totalit. Prej tyre, shumica kanë një diplomë universitare, i përkasin grupmoshës midis 20 dhe 35 vjeç dhe jetojnë në veri të Italisë. 58% e të anketuarve deklarojnë se ata kanë blerë rroba të përdorura ose vintage të paktën një herë në jetën e tyre. 26% e bënë blerjen e tyre të parë në vitin 2020, ndërsa 60% u përgjigjën se iu afruan tregut të dorës së dytë ndërmjet 2 dhe 5 vjet më parë. 14% janë blerës të përsëritur. E çuditshme është se 20% e atyre që nuk kanë blerë kurrë produkte të përdorura dhe/ose vintage janë të prirur ta bëjnë këtë në muajt e ardhshëm.

Kategoria më e popullarizuar është ajo e veshjeve, e kërkuar nga 44% e përdoruesve, e ndjekur nga mobiljet dhe aksesorët e shtëpisë (35%) dhe aksesorët si, për shembull, çantat, këpucët dhe bizhuteritë (21%).

Ndër arsyet që i shtyjnë njerëzit të blejnë veshje të dorës së dytë, 43% përmendin kërkimin e një stili unik dhe të personalizuar; 29% e konsiderojnë atë një zgjedhje miqësore me mjedisin; 28% e shohin atë si një mënyrë për të kursyer. Nëse më pas analizojmë arsyet që i çuan konsumatorët të drejtoheshin në tregun e të përdorurave/vintage, në përgjithësi në vitin 2020, besimi se kjo formë e ekonomisë rrethore promovon mbrojtjen e mjedisit, mbizotëron në 55% të rasteve. 40% e bënë sepse po kërkonin ekskluzivitet, ndërsa vetëm 5% e panë si një mënyrë për të kursyer para. Gjithashtu, ekziston një 10% që refuzon makinat e përdorura për arsye higjene.

Për të shmangur blerjet e pakujdesshme, ja disa këshilla "të dorës së parë" nga personal shopper, Cristiana d'Anna:

1) favorizoni blerjen e aksesorëve si çanta, shall dhe këpucë;

2) preferoni veshje të përjetshme siç janë fustani klasik i zi dhe këmisha e bardhë, xhinse dhe xhaketë;

3) kontrolloni masën dhe sigurohuni që është e duhura paraprakisht, sepse me kalimin e viteve ndryshojnë edhe prerjet;

4) gjithmonë merrni parasysh mundësinë për të bërë rregullime të vogla;

5) përcaktoni gjithmonë një buxhet para se të filloni blerjet;

6) mbani mend se të përdorurat janë miqësore me mjedisin, sepse zgjasin jetën e një produkti. revista class

Të këshilluara

Ndërron jetë reperi Ketchy The Great

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi  Ketchy The Great, ka ndërruar jetë . Lajmin është bërë i ditur për fansat nga përfaqësuesi i tij i cili zb...

13:10

Kourtney Kardashian zyrtarizon lidhjen

Kourtney Kardashian sapo bëri publike lidhjen e saj të re dhe ku tjetër veçse në Instagram. Fill pasi festuan së bashku Shën Valentinin, 41-vjeçarja dhe Travis ...

12:29

Ku është zhdukur Ronela Hajati

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi n...

15:39

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI