Flash

Njihuni me historinë e veçantë të këtij Youtube-er dhe mesazhin që përcjell

Lapsi.al 17 February 2021
Njihuni me historinë e veçantë të këtij Youtube-er

Rob Kenney është tashmë një youtuber i famshëm, i cili numëron 3.12 milion subscribers në kanalin e tij në Youtube.

Çfarë të gjithëve i ka bërë përshtypje është emri i kanalit të tij, shumë ndryshe nga ç’kemi parë deri tani.

https://youtu.be/TATblk1LUQI

“Babi, si ta bëj?” quhet kanali, emri i të cilit është frymëzuar nga historia e vetë Rob-it.

Babai i tij e la kur ai ishte në moshën 12-vjeçare, ndërsa e ëma e tij ishte e varur nga alkooli. Ndaj jeta e Rob-it s’ka qenë aspak e lehtë dhe ai ia ka dalë me vështirësi në jetë.

Ai nuk ka pasur një figurë atërore për ta pyetur si të veprojë për shumë gjëra që s’i ka ditur kur ishte fëmijë, ndaj frymëzuar nga fëmijëria e tij, Kenney ka dashur të jetë një mbështetje për shumë fëmijë që po rriten pa baba.

“Babi, si ta bëj?” në Youtube ka video nga më të ndryshmet, ku Rob shpjegon gjëra që nga lidhja e kravatës, tek zhbllokimi i tualetit dhe gjithçka të nevojshme që një figurë atërore mund të të mësojë.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem i pasur. Unë kurrë nuk kam dashur të jem domosdoshmërisht i suksesshëm. Qëllimi im në jetë ishte të rrisja të rritur të mirë – jo fëmijë të mirë por të rritur të mirë – sepse kisha një fëmijëri të thyer.”- ka treguar youtuber-i gjatë një interviste.

Të këshilluara

Ku është zhdukur Ronela Hajati

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi n...

15:39

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Një miqësi që nuk është më e tillë. Është shumë më shumë! Marrëdhënia mes modeles Cara Delevingne dhe artisti Jaden Smith shkoi në një tjetër dimension, pas put...

12:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI