Flash

Ku është zhdukur Ronela Hajati

Lapsi.al 16 February 2021
Ku është zhdukur Ronela Hajati

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se është përballur me një periudhë jo fort të lehtë.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale…Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime.”

Në vijim, Ronela shton se çfarë e ka vështirësuar situatën është fakti që i ka mbajtur gjërat për vete.

"Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur…Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok.”

Në përfundim, këngëtarja ndalet te muzika.

“E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”

Ronela Hajati flet për periudhën e vështirë: ‘Të

Ronela nuk përmend situata të caktuara, por nuk përjashtohen problematikat me marrëdhëniet njerëzore. Në një foto të shpërndarë nga ajo, shkruhet:

“Arsyeja e vërtetë pse je i trishtuar? Je në kontakt me njerëz që shfaqen dhe zhduken. U kushton rëndësi njerëzve që të injorojnë. Gjen kohë për njerëz që janë ‘shumë të zënë’ për ty. Je shumë i dashur për njerëz që nuk janë të dashur kur bëhet fjalë për ty. Lërini këta njerëz të shkojnë.”

Ronela Hajati flet për periudhën e vështirë: ‘Të

Në qershor të vitit 2020, Ronela konfirmoi publikisht ndarjen nga lidhja e përfolur me Young Zerkën.

"Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen."- u shpreh ajo e ftuar te “Në kurthin e Piter Pan”.

Në nëntor, te “Shiko kush luan”, Young Zerka u pyet se cila është biseda e fundit me Ronela Hajatin. Këngëtari u shpreh se i ka fshirë dhe më pas e vërtetoi këtë duke treguar telefonin. E pyetur nga Luana me habi nëse i kishte fshirë emrin, Zerka u përgjigj me: "Çdo gjë". I pyetur më vonë nëse Ronela vazhdon të jetë shpirti i tij binjak, ai u shpreh se "dallëndyshet kanë ikur, kanë shtegtuar".

Të këshilluara

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Një miqësi që nuk është më e tillë. Është shumë më shumë! Marrëdhënia mes modeles Cara Delevingne dhe artisti Jaden Smith shkoi në një tjetër dimension, pas put...

12:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI